
Një 23-vjeçar është arrestuar në Mirditë në kuadër të operacionit policor të koduar “Brothers”.
Ai akuzohet se më 27 tetor, në bashkëpunim me vëllain e tij 31-vjeçar, ka plagosur rëndë me mjete të forta një 38-vjeçar në Rrëshen.
Gjykata e Lezhës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ndërkohë, policia vijon kërkimet për kapjen e vëllait të tij.
Mirditë/Finalizohet operacioni i koduar “Brothers”, kapet 1 shtetas në kërkim.
Akuzohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, plagosi rëndë me mjete të forta, një 38-vjeçar, kapet dhe ndalohet 23-vjeçari.
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Seksionin e Mbështetjes Operacionale dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, finalizoi operacionin e koduar “Brothers”.
Gjatë këtij operacioni, u kap dhe u ndalua shtetasi A. Gj., 23 vjeç, banues në Ndërfushaz, Rrëshen.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
23-vjeçari akuzohet se më datë 27.10.2026, në Rrëshen, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin J. Gj., 31 vjeç, ka goditur me mjete të forta, shtetasin E. Gj., 38 vjeç.
Vijon puna për kapjen e 31-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)