Nis Asambleja e PS, Rama kërkon të komunikojë me socialistët pa praninë e medias

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2026, 10:14 | Politikë

Ashtu sikurse ishte parashikuar ka nisur në orën 10:00 punimet Asambleja e Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit,

Në nisje të mbledhjes, kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndërprerjen e transmetimit publik, duke theksuar se fillimisht dëshiron të zhvillojë një komunikim vetëm me anëtarët e Asamblesë së PS-së.

“Dua fillimisht të ndaj disa fjalë vetëm me Asamblenë e familjes sonë politike”, u shpreh Rama.

Para fjalës së kryeministrit Edi Rama, sekretari organizativ Blendi Klosi theksoi se një pikë e rëndësishme është lancimi i fillimit të fushatës elektorale në të gjithë territorin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos