Bildt kritikon Amerikën: Milosevici do ta donte zgjidhjen e Trump për Kosovën

Nga A2 CNN
29 Janar 2020, 13:56 | Kosova
Bildt kritikon Amerikën: Milosevici do ta donte zgjidhjen e Trump për

Plani i presidentit amerikan, Donald Trump për paqe në Lindjen e Mesme po kundërshtohet dhe në arenën ndërkombëtare.

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, njëherësh dhe ish-ndërmjetësues i Bashkimit Europian për ish-Jugosllavinë lëshoi kritika të ashpra ndaj Shteteve të Bashkuara duke lënë të kuptohet se propozimi i tyre është i njëanshëm.

Me anë të një statusi në, Twitter, ai shprehet me bindje të plotë se diktatori serb Sllobodan Millosheviç do ta donte një zgjidhje si ajo e presidentit Donald Trump për Kosovën.

“Forcat serbe të sigurisë në kontroll të plotë të kufijve, hapësirës ajrore dhe dixhitale si dhe tregtisë”, shkruan ish-ndërmjetësuesi i BE-së. Ndërsa në fund ironizon me planin e Amerikës për paqe, duke shkruar se në të “do të kishte dhe disa të drejta të kufizuara për shqiptarët e Kosovës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos