All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Bill Gates jep dy arsye për të shpresuar dhe një lajm të keq për vitin 2021

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2020, 18:54 | Bota
Bill Gates jep dy arsye për të shpresuar dhe një lajm të keq
All - Paragraf - 1

Me nisjen e vaksinimit në BE dhe SHBA, themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka folur për atë që na pret në vitin 2021, në të cilin do të hyjmë pas pak ditësh.

Në një postim në blogun e tij personal, Gates tha se “ka dy arsye për të pasur shpresë”, por paralajmëron se jemi ende herët për t’iu kthyer jetës normale, pasi “nuk jemi jashtë rrezikut”.

All - Paragraf - 3

Ai theksoi se lajmi i keq i ditëve të fundit është varianti i ri i koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar: “Pandemia mund të përkeqësohet në muajin e ardhshëm. Duhet të mësojmë më shumë mbi variantin e ri që është shfaqur, që duket se transmetohet më shpejt”.

“Shpresa e madhe” e vitit të ri, sipas Gates, janë vaksinat dhe trajtimet.

“Vaksinat dhe trajtimet për të cilat kam lexuar do të kenë impakt global. Numri i rasteve të reja dhe viktimave do të zvogëlohet shumë, sidomos në vendet e pasura, dhe jeta do t’i afrohet shumë normalitetit”, mbyll postimin e tij Bill Gates. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos