Itali, rriten viktimat nga Covid-19. Rreth 90 mijë të infektuar nga personeli shëndetësor

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2020, 17:36 | Bota
Itali, rriten viktimat nga Covid-19. Rreth 90 mijë të infektuar nga

Bilanci italian i pandemisë flet për një rritje domethënëse të viktimave, por edhe për një rënie të rasteve.

Janë 8585 rastet e reja me COVID-19, ndërkohë që viktimat e regjistruara janë 445, 140 më shumë se dita e djeshme. Me bilancin e sotëm, viktimat totale në vendin fqinj shkojnë në 72370 persona.

Rajoni më i goditur mbetet Veneto me 2782 raste, i ndjekur nga larg nga Lacio me 966 dhe Emilia Romanja me 750.

Ndërkohë, një raport i fundit mbi stafin mjekësor në linjë të parë tregon se pothuajse 90 mijë persona që i përkasin kësaj kategorie janë infektuar me COVID-19, ndërkohë që 273 prej tyre kanë ndërruar jetë. Pikërisht kjo kategori po vaksinohet e para në Itali, ku Pfizer ka premtuar rreth 470 mijë vaksina brenda ditës së nesërme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos