
Takimi zgjati më pak se dy orë. Europianët negociuan, duke përçuar mesazhe mes dy palëve, në hotelet ku qëndrojnë ekipet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.
Në fund të ditë, klima në Vjenë është mjaft optimiste. Për herë të parë që kur Joe Biden është vendosur në Shtëpinë e Bardhë, Uashingtoni dhe Teherani u ulën në një tavolinë në përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore iraniane të firmosur në 2015-ën, që u braktis nga Trump në 2018-ën.
Negociatat indirekte, të ndërmjetësuara nga firmëtarët e tjerë të ujdisë, kanë afruar palët drejt një rezultati pozitiv. Kjo edhe për faktin që SHBA ofroi heqjen e disa sanksioneve lidhur me programin bërthamor të Iranit, nëse Teherani do të respektojë angazhimet që i takojnë.
“Do të respektojmë plotësisht akordin kur SHBA të heqë të gjitha sanksionet e vendosura apo rivendosura pas janarit të2017-ës. Dëshirojmë ta bëjmë të qartë qëndrimin tonë dhe për këtë jemi shumë seriozë. Kam ardhur për të bërë biznes këtu, por dyshohet se është i njëjti seriozitet edhe në anën tjetër. Nëse Amerikanët janë serioze, duke të përgatiten të heqin të gjitha sanksionet kundër Iranit.”, u shpreh kryenegociatori i Iranit, Abbas Araqchi.
Megjithatë rruga drejt suksesit nuk është e lehtë. Klima e besimit nga epoka post Obama është zbehur. Por Irani dhe fuqitë e mëdha do të takohen sërish të premten për të tentuar arritjen e dakordësisë për një plan që kënaq të gjitha palët.
Synimi është që gjithçka të rikthehet siç ishte para tërheqjes së Trump nga ujdia bërthamore, përpara qershorit, kur në Iran mbahen zgjedhjet presidenciale. (A2 Televizion)