Bizneset kundërshtojnë masat e reja anti-covid, reagon shoqata

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2021, 19:29 | Ekonomi
Bizneset kundërshtojnë masat e reja anti-covid, reagon shoqata

Masat e reja anti-covid në Shqipëri, të vendosura nga komiteti i Ekspertëve, kanë sjellë kundërshtimin një zëri të shoqatave të bizneseve. Nënkryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të mesëm në Shqipëri, Bujar Muço,  shprehet nga Korça se biznesi në vend është duke kaluar vështirësi të mëdha, dhe është në kushtet e mbijetesës. Sipas tij, këto masa nuk bëjnë gjë tjetër vetëm sa e rëndojnë më tej gjendjen ekonomike.

“Ne mund të mbyllim të gjithë bizneset, edhe në orën 18. Por ka një ligj që ekziston në Europë dhe kudo tjetër, që kur ke një mbyllje për shkak emergjence, duhet të ndihmosh tjetrin për fitimin e munguar”, thotë Muço.

Sipas kësaj shoqate, përpos masave për kujdesin shëndetësor, qeveria shqiptare duhet të kishte hartuar paralelisht edhe një projekt të ndihmës ekonomike, ndërsa kërkohet që pranë Komitetit Teknik të jetë edhe një përfaqësues i biznesit, atëherë kur merren vendime.

Ndërkohë, ende nuk dihet  nëse do të ketë një ndihmë ekonomike për bizneset e prekura nga masat e reja, ashtu siç ndodhi në fillim të pandemisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos