Bizneset me turqit, eurodeputeti: Shqipëria shkeli rregullat

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2019, 16:54 | Ekonomi
Bizneset me turqit, eurodeputeti: Shqipëria shkeli rregullat

Krijimi i linjës ajrore Air Albania dhe ndërtimi i aeroportit të Vlorës mund të kenë shkelur rregullat e konkurrencës, për shkak se janë zhvilluar pa garë të hapur.

Këtë e deklaron eurodeputeti austriak Paul Rubig, në një kërkesë zyrtare drejtuar Komisionit Europian. Sipas tij, në lidhjen e këtyre marrëveshjeve autoritetet shqiptare kanë shkelur kushtet e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim dhe rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.

Rubig i kërkon Komisionit të vlerësojë, nëse i interpreton si shkelje të ligjeve për prokurimin dhe konkurrencën dhe kërkon të dijë, se cilat janë masat që do të merren. Ndërkohë më herët, dyshimin për shkelje të mundshme e ka konfirmuar edhe deputeti holandez Piter Omcigt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos