Bizneset në krizë për shkak të mungesës së klientëve, i druhen falimentit

Nga A2 CNN
25 Qershor 2020, 16:24 | Ekonomi
Bizneset në krizë për shkak të mungesës së

Gati një muaj pas hapjes së plotë të ekonomisë, biznesi po rrezikon falimentin për shkak të krizës së koronavirusit.

Tregtarët deklarojnë se po hasin vështirësi të mëdha në shlyerjen e pagesave dhe detyrimeve që kanë ndaj shtetit, tregues që po vë në pikëpyetje mbijetesën e tyre.

“Është rënie e jashtëzakonshme. Kam kërkuar ndihmë për të shlyer detyrimet”, shprehet pronarja e një biznesi.

“Xhiro nuk ka fare. Na mashtruan edhe me një pagë 260 mijë, ndërsa na e mori nga krahu tjetër”, thotë një berber.

Paketat financiare të qeverisë shihen të pamjaftueshme për biznesin. Sipërmarrja apelon për ndihmë direkte për të kapërcyer krizën e thellë që ka përfshirë të gjithë sektorët e ekonomisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos