Ringritja e ekonomisë, eksperti: Nevojitet ndihmë direkte për sipërmarrjen

Nga A2 CNN
23 Qershor 2020, 20:05 | Ekonomi
Ringritja e ekonomisë, eksperti: Nevojitet ndihmë direkte për

Garancia sovrane nuk shihet si ndihmë konkrete për kompanitë që po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të krizës së koronavirusit. 

Eksperti për ekonominë, Arbi Agalliu shpjegon se qeveria mund të përdorë forma të tjera për të lehtësuar sipërmarrjen e cila në këtë moment ka më shumë se kurrë nevojë për likuiditet, ndërsa vlerëson se më rëndësi të madhe aktualisht është ruajtja e vendeve të punës. 

“Jam më afër ndihmës së drejtpërdrejtë, duke minimizuar detyrimet fiskale dhe injektuar capital direct në sektorë të caktuar dhe duke përjashtuar këtë lloj ndihme. Kjo garanci sovrane po ofrohet jashtë parametrave të tregut. Duhen gjetur instrumenta të tjera, mjafton të reduktojmë shpenzimet ose t’i shtyjmë ato për një afat të dytë”, u shpreh Agalliu.

Sipas ekspertit Agalliu, ekzekutivi duhet të marrë masa emergjente për të ringritur sektorët më të goditur nga pandemia, veçanërisht turizmin dhe shërbimet, teksa efektet e koronavirusit vijojnë të jenë ende prezente. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos