
Biznesi shprehet i pakënaqur me planin e qeverisë për rimëkëmbje ekonomike dhe deklaron se ka nevojë për një paketë të tretë financiare për të kapërcyer sa më shpejt pasojat e krizës.
Ndër kërkesat që bën sipërmarrja për masat emergjente përfshihet edhe një garanci e tretë sovrane prej 500 milionë eurosh.
Ndërkohë, vetë biznesi deklaron se po has vështirësi në përfitimin e dy garancive sovrane ekzistuese, atë për pagat e punonjësve si dhe kredinë për likuiditet.
Ndërkohë, përfaqësues nga të gjitha dhomat e sipërmarrjes dhe anëtarët e tjerë të Këshillit të Investimeve kanë hartuar një plan të detajuar për rimëkëmbjen afatgjatë të ekonomisë. Ndër pikat kyçe ata propozojnë financim përmes kredive të buta si dhe një reformë të thellë fiskale.
(A2 Televizion)