
Bizneset e mëdha, që kanë nisur aktivitetin, po përballen me vështirësi të shumta, çka do të thotë se futja në shinat normale të ekonomisë do të kërkojë shumë kohë.
Për prodhuesin e industrisë së ndërtimit, Zef Shtjefni, lehtësia në kreditim për pagat e punonjësve nuk mjafton për të ndihmuar kompanitë e mëdha.
“Qeveria investon për veten e saj, nëse përmes sistemit bankar, i cili njeh gjendjen e bizneseve, në formën e overdrafteve”, u shpreh Shtjefni.
Bizneset e mëdha janë gjeneruesit kryesor të vendeve të punës në Shqipëri, me mbi 217 mijë të punësuar në të gjithë vendin dhe me një kontribut prej 56.3% të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar. (A2 Televizion)