
Bujar Bendo, ekspert kontabël, deklaroi në “A2 Business” në A2 CNN, se bizneset e kanë të pamundur që të paguajnë detyrimet tatimore.
“Ka rritje të pamundësisë për të paguar detyrimet tatimore nga subjektet. Bankat duhet të ishin shumë më tolerante pas pandemisë. Duke qenë të ngurta, gjithçka bllokohet”, shpjegoi Bendo.
“Do të duhet që levat ligjore të lejonin marrëveshje dhe toleranca për të mundësuar kreditimin e subjekteve. E kundërta çon në tregun informal”, shtoi Bendo.
Në lidhje me procedurat që ndjekin bankat për kreditim, eksperti kontabël theksoi se tashmë po punohet vetëm me klering.
“Kam përshtypjen që rritja vjen vetëm nga rindërtimi dhe ndërtimi privat. Kemi dhe rritje kreditimi të individëve. Bankat janë bërë ndërmjetësues në kreditim. Përveç kleringut, kanë një formulë tjetër: ai që ndërton pallatin, dërgon klientin për të marrë kredi”, u shpreh Bendo. (A2 Televizion)