Biznesi i vogël dhe i mesëm: Duhet një paketë e tretë financiare nga qeveria

Nga A2 CNN
23 Shtator 2020, 15:40 | Ekonomi
Biznesi i vogël dhe i mesëm: Duhet një paketë e tretë

Biznesi i vogël dhe ai i mesëm në vend kërkojnë një paketë të tretë ndihme financiare nga qeveria. Kryetari i shoqatës së këtyre bizneseve deklaroi se dëmet që shkaktoi mbyllja e vendit për shkak të pandemisë dhe më pas rinisja e punës nën protokollet e sigurisë, kanë bërë që biznesi i vogël dhe i mesëm të shkojë drejt falimentit.

Ndihmat e dhëna deri më tani nga qeveria, sipas kreut të shoqatës, nuk e kanë ndihmuar biznesin të dalë nga kjo gjendje.

Shoqata e biznesit të vogël dhe të mesëm, ndonëse ka mbështetur nismën e fundit të kryeministrit Edi Rama për heqjen e TVSH-së dhe tatimit mbi fitimin për një pjesë të biznesit të vogël, sërish shprehet skeptike, pasi kjo nismë u ndërmor shumë vonë dhe në fund të mandatit të dytë.

Shoqata u bën thirrje edhe bashkive që të falin dhe ulin në minimumin e lejuar taksat dhe detyrimet lokale për biznesin e vogël dhe të mesëm.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos