Këshilli Mbikëqyrës i BSH, Komisioni i Ekonomisë dëgjon 3 kandidaturat për postin vakant

Nga A2 CNN
21 Shtator 2020, 19:14 | Ekonomi
Këshilli Mbikëqyrës i BSH,  Komisioni i Ekonomisë

Pas shkarkimit nga Kuvendi të Arben Malaj nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, me argumentin e thyerjes së kodit të etikës, Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka nisur dëgjesat me kandidatët për zëvendësimin e vendit vakant.

Përpara deputetëve prezantuan idetë e tyre Violeta Nikleka Staka, Fatmira Kola dhe Brunilda Isaj. Ato kanë diskutuar edhe lidhur me disa nga çështjet kryesore ekonomike dhe financiare.

Sipas ligjit, njëra nga kandidatet në garë duhet të sigurojë një mbështetje prej 28 firmash të deputetëve, në mënyrë që emri i saj t’i kalojë Kuvendit për vendimmarrje.

Posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë është vakant që prej dhjetorit të vitit 2019, kur u bë edhe shkarkimi i Arben Malaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos