“Biznesi nuk synon tregun e Kosovës”, Shkodra: Të bashkohemi për të kapur tregje të tjera

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2021, 21:35 | Ekonomi
“Biznesi nuk synon tregun e Kosovës”, Shkodra: Të

Ka më shumë punë për të bërë sesa është bërë sa i takon shkëmbimit të mallrave mes Shqipërisë dhe Kosovës. Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve, Arben Shkodra deklaroi në studion e A2 Business, se në këto 10 vite duhet të ishin evituar burokracitë, që konsumatori e sipërmarrësi të kishin lehtësi në shkëmbimin e mallrave mes Kosovës e Shqipërisë.

“Në këto 10 vite duhet të kishim bërë detyrat e shtëpisë. Duhet ta kishim konsideruar treg të shtëpisë se jemi një komb që flasim, një gjuhë. Ne duhet ta shohim njëri tjetrin si dy vende me potenciale zhvillimi që të sinkronizojmë njëri-tjetrin. Ajo që duhet të kishim bërë me kohë dhe mbledhjet e qeverive Kosovë-Shqipëri duhet të kishin sheshuar rrugën që konsumatori e sipërmarrësi të kishin lehtësi në shkëmbimin e mallrave. Deri para pak kohësh nuk pranoheshin formate në shqip nga Shqipëria në Kosovë apo noterizime të dokumenteve. Shumë gjëra të tilla duhet t’i kishim evituar me kohë. Ka për t’u bërë shumë më tepër seç është bërë”.

Sipas Shkodrës Kosova dhe Shqipëria duhet të synojmë të lancojnë produkte të përbashkëta për të kapur tregun europian.

“Ne mund të zbulojmë potenciale për të lancuar produktet tona të përbashkëta ka shumë pak investime të përbashkëta. Kjo është detyrë e qeverisë, biznesi lihet si lojtar dhe jepi topin. Ne kemi potenciale për të mësyrë tregun europian, ne synojmë kuturu. Të bashkohemi për të kapur tregje të tjera”

Më herët Shkodra pohoi se tregjet tona janë shumë të vogla dhe aktualisht nuk synohen.

Tregu i Kosovës dhe Shqipërisë janë tregje të vogla ne kemi një histori shumë të afërt të industrializmit nuk kemi patur industri prodhuese dhe kemi konsumuar nga importi. Në këto 10 vite ne kemi industri të vërtetë që del përtej kufijve dhe tendenca e parë nuk ka qenë Kosova e Maqedonia se një industrialist synon tregje të mëdha si Italia me këpucët e tekstilet si Gjermania dhe Skandinavia në agro-përpunim po synohet SHBA. Tendencën e tregut, sjelljen konsumatore e përcakton çmimi. Kosova nuk ka qenë treg i synuar për industritë shqiptare. Është treg i mirë për ndërmarrjet e mesme të vogla. Në tregun e materialeve të ndërtimit është më i mirë ai rajonal se një kamion kushton shumë më pak dhe transporti i shkon afër tendencës së vlerës së tregut. Edhe tregu kosovar ka filluar të mos marrë më mallra të skaduara të botës, por ato që vlejnë dhe kemi filluar të bëhemi treg konsumator”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos