Biznesi, thirrje doganave: Mos zbatoni referenca

Nga A2 CNN
23 Janar 2019, 15:34 | Ekonomi
Biznesi, thirrje doganave: Mos zbatoni referenca

Biznesi i kërkon doganave që të mos aplikojnë referencat, por të zbatojnë ligjin, pasi kostot për ta janë të mëdha.

Në tryezë me drejtoreshën e doganave, Belinda Ikonomi ata kanë paraqitur shqetësimet e tyre, që edhe pse të zgjidhura ligjërisht, në praktikë ekzistojnë ende.

Drejtoresha e Doganave i njohu bizneset e Dhomës Amerikane të Tregtisë me lehtësitë që do të ndërmerren, si rishikimi i kritereve për kanalin blu dhe jeshil, për t’i dhënë mundësinë më shumë subjekteve që të përfitojnë nga lehtësitë e kontrolleve doganore.

Brenda këtij viti, pritet që në këto dy kanale të kalojnë 30% e të gjitha deklaratave doganore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos