
Nga Richard Quest, CNN
Paqja e maleve zvicerane. Qetësia. Një vend ku mund të mendosh, në qetësi. Klubi i hokejt i Davos e bën prezencën e tij të ndihet. Dhe kur ata stërviten, ti e kupton.
Klubi është ngjitur me Forumin Ekonomik Botëror. Liderët duhet të vijnë këtu për të mësuar nja dy stile. Mendojini lojtarët si problemet e sotme ekonomike. Shpejtësia e të dalit në sulm. Egërsia kur gjërat shkojnë keq.
Vetëm të qëndruarit në këmbë është një sfidë. Më mendoni mua si ekonominë botërore. E brishtë, e pasigurt. Nuk di se ç’të bëjë dhe kërkon të gjithë ndihmën që mund t’i japin. Pra, dalim në akull për të parë me çfarë përballet bota sot. Brexit. Ku askush nuk e di çfarë po ndodh dhe të gjithë duket sikur po i bien rrotull.
Pastaj është Amerika dhe Kina, që zihen me njëra-tjetrën për tregtinë. Ekonomia botërore e zënë në mes mund të bjerë. Në fund, rritja. Pas disa vitesh me shpejtësi, vende si Kina po ngadalësohen dhe disa të tjera mund të bëjnë një ndalesë të papritur. Nëse nuk e bëjmë siç duhet, mund të mos dalë shumë bukur.
Davos Hockey mund të mos jenë në vitin e tyre më të mirë. Por ata janë një shembull i mirë për të drejtuar ekonominë. E gjitha kjo tregon se nëse të gjithë shtyjmë në të njëjtin drejtim, në vend që ta ndajmë, ekonomia botërore mund të ketë një shans të qëndrojë vetë në këmbë. (A2 Televizion)