
Pësojnë rënie depozitat. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kursimet e shqiptarëve të mbyllura në banka në monedhë kombëtare kanë pësuar tkurrje.
Për 11 mujorin 2018, totali i depozitave në lek në sistemin bankar arriti në 452.4 miliardë lekë, me rënie 21.2 miliardë kundrejt vitit 2017. Edhe pse i gjithë viti 2018 ende nuk quhet i plotë, sërish mbetet i vështirë për t’u arritur stoku i 2017-ës vetëm brenda një muaji.
Sipas statistikave, rënia e depozitave në lek ka qenë e vazhdueshme që prej vitit 2015. Kjo tregon për më pak para të kursyera nga shqiptarët, ku shkaku kryesor është pakësimi i të ardhurave. (A2 Televizion)