BKH i kontrolloi banesat, Ahmetaj: Raprezale në familjen time, merruni me fondet e inceneratorëve

Nga A2 CNN
18 Korrik 2023, 13:35 | Aktualitet
BKH i kontrolloi banesat, Ahmetaj: Raprezale në familjen time, merruni me

Një raprezale e radhës ndaj familjes së tij. Kështu i ka komentuar ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj kontrollet që BKH-ja kreu paraditen e së martës në banesa të familjarëve të tij në Gjirin e Lalëzit dhe në kryeqytet.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Ahmetaj thotë se të moshuarve në familjen e tij u janë marrë edhe celularët “në kërkim të provave për inceneratorët.”

Ish-numri dy i qeverisë Rama, për të cilin thuhet se aktualisht ndodhet në Britaninë e Madhe, shprehet se ajo që duhet të bëjnë autoritetet është që të merren me fondet e inceneratorëve, dhe jo me ato që ai i cilëson si “1.8 milionë euro imagjinarë” duke hedhur poshtë zërat për transferta të mundshme.

Sot u bë raprezalja e radhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë. Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.

Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë. Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve.

Arben Ahmetaj, Facebook

Kujtojmë se avokatët mrbojtës të Ahmetajt kanë deklaruar se ish-ministri do të vijojë të qëndrojë në Britaninë e Madhe pranë familjes së tij dhe se do të kthehet në Shqipëri vetëm kur të ketë të garantuar lirinë.

Çfarë ndodhi gjatë ditës?

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka firmosur disa urdhërkontrolle në kuadër të hetimit ndaj ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj.

Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë shkuar te një banesë e të afërmve të Ahmetajt, në Lalëz.

Kuvendi miratoi me 117 vota pro kërkesën e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion që i hap rrugën arrestimit dhe kontrollit të banesës së ish-zv.kryeministrit.

Avokati i Arben Ahmetajt, Henrik Ligori zbuloi për mediat se klienti i tij aktualisht ndodhet në Angli, ku po qëndron pranë familjes së tij. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/18/hetimi-ndaj-ahmetajt-bkh-shkon-te-banesa-e-te-afermve-te-ahmetajt/

A2 CNN Livestream

Latest Videos