
Sekretari Amerikan i Shtetit, theksoi të mërkurën se Rusia duhet të mos përshkallëzojë tensionet në kufirin me Ukrainën, në mënyrë që takimet e ardhshme diplomatike të kenë sukses.
Sipas tij, "është shumë e vështirë të bësh përparim në ndonjë fushë në një atmosferë përshkallëzimi dhe kërcënimi me një armë të drejtuar në kokën e Ukrainës".
Diplomati i lartë amerikan tha se rruga e "diplomacisë dhe de-përshkallëzimit" ishte një nga dy mënyrat që SHBA-ja dhe komuniteti ndërkombëtar ka përcaktuar për Moskën, përpara një serie takimesh që synojnë të zbutin krizën, ndërsa Rusia grumbullon trupa në kufirin me Ukrainën.
Rruga tjetër ishte ajo "e parandalimit, duke përfshirë kostot serioze, pasojat masive që do të shkaktonte nëse rinovonte agresionin e saj kundër Ukrainës", tha Blinken.
Blinken i bëri komentet, disa ditë përpara, se një delegacion amerikan të ulet me përfaqësuesit rusë në Gjenevë, i pari nga tre angazhimet me Rusinë, javën e ardhshme. (A2 Televizion)