
Mungon vetëm zyrtarizimi, i cili pritet të vijë pas Asamblesë së 15 majit. Kampionati i futbollit në Belgjikë, i ndërprerë në mesin e marsit prej koronavirus, do të deklarohet i mbyllur, me titullin që do t’i dorëzohet skuadrës së Bruzh. Një përfundim i paevitueshëm, pas vendimit të qeverisë për të mbyllur aktivitetet sportive deri më 31 korrik. (A2 Televizion)