Zyrtare: Merkel i hap dritën jeshile Bundesligës

Nga A2 CNN
6 Maj 2020, 17:17 | Futboll
Zyrtare: Merkel i hap dritën jeshile Bundesligës

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka njoftuar se Bundesliga ka lejen e qeverisë që të rinisë në mesin e muajit maj. Tashmë, mbetet në dorë të ligës gjermane që të vendosë datën e rinisjes së sezonit.

Mendohet se kjo datë mund të jetë 22 ose 29 maji. Liga do të mblidhet të enjten për të vendosur për datën e saktë.

“Kategoria e parë dhe e dytë mund të rinisë kampionatin në gjysmën e dytë të majit, gjithmonë nëse plotësohen masat sanitare për të cilat kemi rënë dakord paraprakisht. Ia dolëm që të ngadalësojmë përhapjen e virusit, me ndihmën e të gjithë qytetarëve”, tha Merkel.

Aktualisht, ekipet e Bundesligës po vijojnë stërvitjen në grupe të reduktuara dhe ende nuk kanë marrë lejen për të kryer sesione me kontakt fizik. Bundesliga shpreson që të përfundojë sezonin brenda 30 qershorit, atëherë kur skadojnë shumë kontrata lojtarësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos