
Paulo Dybala shënoi golin më të bukur. Sulmuesi i Juventusit deklaroi sonte në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale se tashmë pas më shumë se një muaji e gjysmë ka mundur koronavirusin.
Argjentinasi plot fantazi deklaroi se ndihet shumë mirë dhe është gati të rifillojë stërvitjet me shokët e ekipit bardhezi. Ndërkohë, edhe lojtarët e fundit që kishin lënë Torinon po rikthehen. Pas Cristiano Ronaldos, tashmë eshtë rasti i francezit Blaise Matuidi.
Në pozicion dyshues tashmë mbetet vetëm Gonzalo Higuain, i cili ndodhet ende në Argjentinë.
Por pikërisht në Torino, vjen lajmi për një pozitivitet të ri ndaj COVID-19. Ekipi “granata” përmes një njoftimi zyrtar ka sqaruar se një prej lojtarëve, i paidentifikuar, ka rezultuar pozitiv edhe pse asimptomatik.
Lojtari ndodhet tashmë në izolim të rreptë, ndërkohë qe stafi torinist do t’i nënshtrohet vizitave dhe tamponit. (A2 Televizion)