
Drejtori i ri i Policisë Kufitare, Sajmir Boshnjaku, priti në një takim 4 përfaqësues të cilët operojnë në plazhet e vendit me motorë uji.
Ata u mblodhën në shenjë proteste para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për bllokimin e biznesit të tyre.
Për 4 ditë, Policia Kufitare ka bllokuar 200 “jet ski”, të cilat po kalojnë filtrin e dokumentacionit ligjor për t’u rikthyer në det.
Edhe në Vlorë, pronarë e administratorë të mjeteve lundruese dolën në protestë, pasi prej disa ditësh, si pasojë e tragjedisë së ndodhur në Himarë, është ndaluar përdorimi i tyre. (A2 Televizion)