“Arrest me burg” vendosi Gjykata e Tiranës për 2 nga kontrollorët e Rinasit, Armando Fezga dhe Muhni Mezini, ndërsa Floresha Ndrecau la në “arrest shtëpie”. Kontrollorët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi pak ditë më parë, sipas prokurorisë, organizuan rebelimin masiv në aeroport. Mbrojtja nuk pranoi akuzën. (A2 Televizion)
Bllokimi i Rinasit, masa ndaj kontrollorëve: Një arrest shtëpie, 2 të tjerët në burg
