
Partia Socialiste kërkon përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit për tetë deputetë demokrat nën argumentin se kanë penguar punimet e seancës së fundit plenare. Nëpërmjet një shkrese të dërguar pranë zyrës së Kryetares së Kuvendit, maxhoranca nënvizojnë se deputetët Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Ina Zhupa, Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Ervin Salianji bllokuan foltoren në seancën e datës 2 shkurt, ndërsa Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati përdorën fjalë fyese ndaj Kryetares së Kuvendit, mjete të pa lejuara.
Kjo është hera e dytë që PS kërkon përjashtimin e demokratëve pas bllokimit të foltores së Kuvendit pasi nën këtë masë disiplinore vijojnë të jenë 5 deputetë të PD-së mes të cilëve edhe Sali Berisha. (A2 Televizion)