Bllokohen 39 minatorë në Kanada, duhen 10 orë për t’u ngjitur

Nga A2 CNN
28 Shtator 2021, 14:01 | Bota
Bllokohen 39 minatorë në Kanada, duhen 10 orë për t’u

Tridhjetë e nëntë minatorë u përballën me një ngjitje vertikale 10-orëshe pasi u bllokuan thellë nën tokë në lindje të Kanadasë. Ata u bllokuan minierën Totten në Sudbury, Ontario, të dielën pasi u dëmtua sistemi i ashensorit.

Mediat vendase raportuan se katër minatorë kishin arritur në sipërfaqe deri në orët e para të së martës. Zyrtarët thanë se minatorët janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kishin qenë në minierë për më shumë se 35 orë para fillimit të ngjitjes së tyre.

Minatorët ishin në gjendje të flisnin me familjet e tyre në telefon dhe kishin qasje në ujë dhe ushqim.

Ngjitja mund të zgjasë deri në 10 orë, por ka ndalesa pushimi çdo 100 metra nëse ata kanë nevojë për pushim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos