
Rreth 200 pasagjerë shqiptarë u bllokuan sot teksa po ktheheshin në Tiranë nga Gjermania.
Sipas Ministrisë së Jashtme shqiptare, "shqiptarët duhet të fluturonin sot në orën 7 të mëngjesit me linjën low cost Wizzair, por pa asnjë shpjegim të qartë asnjë prej tyre nuk është lejuar të niset”, thuhet në deklaratën e saj.
Pasagjerët ndodheshin në aeroportin e Memmingen, që përdoret më së shumti si hub nga kompanitë low cost në Mynih.
Pas interesimit të ambasadës dhe MPJ-së, u bë i mundur zhbllokimi i situatës dhe pasagjerët u nisën drejt kryeqytetit shqiptar, ndërkohë që nuk bëhen të ditura arsyet e bllokimit. (A2 Televizion)