Pas publikimit të disa videove ku shihet qartë shkelja e moratoriumit që ndalon gjuetinë në zona të mbrojtura, Task Forca nga Tirana dhe Inspektoriati i Peshkimit në bashkëpunim me policinë e Vlorës nisën aksionin për bllokimin e varkave të peshkimit pa dokumentacion që peshkojnë në Lagunën e Nartës.
Aktualisht janë bllokuar katër varka ndërsa një tjetër është në proces verifikimi.
Aksioni i nisur në Lagunë vijon prej orëve të para të mëngjesit të sotëm. (A2 Televizion)