Bllokohet sërish Gjykata Kushtetuese. 3 kandidatë tërhiqen, 6 nuk plotësojnë kriteret

Nga A2 CNN
18 Korrik 2020, 09:37 | Aktualitet
Bllokohet sërish Gjykata Kushtetuese. 3 kandidatë tërhiqen, 6 nuk

Kuvendi dhe Presidenca ishin në pritje të kandidatëve të radhës për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, por pritja duket se do të zgjasë shumë më tepër nga parashikimi. Gara ishte hapur që në gusht e shtator të vitit të shkuar, e pas filtrimit të emrave nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), rezultoi se 6 nuk përmbushnin kushtet ligjore, ndërsa 3 të tjerë ishin tërhequr.

Çka e bllokon pa afat nisjen e funksionimit të gjykatës kryesore në vend. Ndër të ndaluarit ishte edhe Besnik Muçi, i cili ishte i zgjedhuri i parë i Presidentit të Republikës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, por që u shkarkua nga vetting-u. Muçi kishte aplikuar asokohe njëkohësisht në të gjitha vendet vakante për në gjykatën kryesore në vend, si ato që plotësohen nga Kuvendi, edhe ato të Presidentit.  

Ashtu kishin aplikuar dhe kandidatët e tjerë Shaqir Hasanaj, Vjosa Bodo dhe Dedë Kasneci, që nëse nuk do të ndaloheshin nga KED të vazhdonin garën, do të ishin njëkohësisht në listat që do t’i shkonin Presidencës dhe Kuvendit. Një fenomen që shkaktoi dhe përplasjen e fortë mes dy institucioneve vitin e kaluar. Që kulmoi me një padi të Presidentit ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani dhe ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Ilir Metës.

Shkarkim i cili, pas 1 vit hetimi parlamentar, nuk do të ndodhë. Mazhoranca vendosi që shkeljet e Presidentit nuk janë të mjaftueshme për ta larguar nga detyra, por do të ndryshohet Kushtetuta dhe një seri ligjesh që lidhen me kompetencat e Kreut të Shtetit dhe mënyrën e përzgjedhjes dhe betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos