
Vijon verifikimi në shkallën e dytë të vetingut për prokuroren Donika Prela. Prela ndodhet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pasi Komisionieri Publik kërkoi shkarkimin e saj, pavarësisht se kaloi me sukses provën e parë të vetingut.
Gjatë seancës së sotme prokuroja ka kërkuar përjashtimin e dy anëtarëve të trupës gjykuese, pasi sipas saj janë të kapur në konflikt interesi.
Prela kërkoi përjashtimin nga gjykimi të anëtares Natasha Mulaj dhe të gjyqtares Ina Rama. Gjithashtu, prokuroja Prela kërkon dhe riçelje të hetimit për të paraqitur prova të reja. (A2 Televizion)