“Bllokojnë qarkullimin e ujit”, ndërtimet në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit shkaktojnë përmbytje

Nga A2 CNN
26 Shtator 2022, 23:18 | Aktualitet
“Bllokojnë qarkullimin e ujit”, ndërtimet në

Strategjia Kombëtare për Zvogëlimin e Risqeve nga Fatkeqësitë 2023-2030, ato vlerësohen si rreziku kryesor që i kanosen vendit duke lënë pas tërmetet, zjarret në pyje, rrëshqitjet e tokës apo bllokimet nga reshjet e dendura të dëborës e ortekët.

Në dokument thuhet gjithashtu se në një pjesë të mirë të rasteve, përmbytjet shkaktohen si pasojë e ndërtimeve të paligjshme.

“Vlerësohet se ka një numër të konsiderueshëm ndërtimesh pa leje në infrastrukturën e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet. Urbanizimi dhe ndërhyrja njerëzore nga njëra anë, degradimi natyror nga ana tjetër, kanë bërë që shumë prej infrastrukturave mbrojtëse të jenë jashtë funksionit ose gjysmë-funksionale, në një mjedis ku frekuenca, ashpërsia dhe shpërndarja gjeografike e përmbytjeve janë në rritje”.

Shkodra, Vlora, Fieri dhe Berati janë edhe qarqet me riskun më të lartë për t’u përmbytur, duke lënë pas Durrësin, Lezhën, Elbasanin, Tiranën, Gjirokastrën, Kukësin, Korën e Dibrën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos