Nga Artan Fuga
Si nuk pranova një propozim për temë diplome
Kisha një studente në master. Do bënte një temë diplome, ka ca kohë. Gocë e mirë shumë.
Por, ende e pamësuar me pislliqet jashtë shkolle.
I them: Cfarë teme do marrësh?
Rrjetet sociale për pushtetin lokal.
Ku konkretisht?
Për bashkinë ku punoj - thotë. Se ku ishte në një bashki të dorës së dyte!
Pa më thuaj çfarë bëjne punonjësit atje, që merren me rrjetet sociale?
Janë nja dhjetë - tha.
Por çfarë bëjnë?
Punojnë për komunikimin e bashkisë.
Konkretisht? - pyeta.
Po ja tha: Shohin kush shan kryetarin dhe e heqin, kur kryetari shkon diku ose poston diçka, bëjnë like dhe komente pozitive.
Po tjetër?
Puna kryesore eshte te shohim se nga qindra e mijëra punonjësit e bashkisë, apo të shërbimeve, ndjekin postimet, çfarë thonë, a mbështesin si duhet, sa like bëjnë në javë.
Ka kuotë likesh dhe komentesh për secilin nga punonjësit e bashkisë dhe të të tjerëve.
Ne masim punën e tyre! Kush nuk e bën, humb vendin e punës. Nuk bën detyrën. S'ka pagë.
Ajo e shkreta më fliste sinqerisht. Sytë më mbushen me lotë. Inati më shkonte në majë të kokës. Më
foli gjatë.
E pyes: A mund ta besh këtë punim diplome?
Po, tha e shkreta,e mira.
Ti e bëre diplomen, i thashë, ke marrë edhe dhjetë, edhe katër.
Shqeu sytë.
Nuk do ta bësh këtë temë, i thashë, ndonëse e dija se do ta bënte shumë mirë, ishte e dobishme sa për të gjitha diplomat e atij viti në gjithë Ballkanin, në të gjithë Evropën. Mund të bëhej një BESTSELLER.
Po, pse ? - me tha.
E di unë - iu përgjigja.
U mërzit!
Doja ta mbroja studenten time nga ata që po ta bënte atë punim, pa kuptuar se çfarë bënte, do t'i prishnin jetën nje herë e mirë.
Po ta kishte si diplomë denoncuese do ta mbështesja. Por, ajo nuk shihte ndonjë gjë të keqe, të poshtër, të ndyrë te ajo që ndodhte në bashkinë e saj.
Ajo që ndodhte në bashkinë ku punonte, i dukej normale.
Mësuar me të keqen, me pisllëkun.
Me rrjetet sociale dikastere dhe bashki që përndjekin punonjësit?
Një studim që do t'a bëja direkt doktore dhe profesore të asociuar po ta kisha në dorë!
Temë e vërtetë kërkimi, jo bozë e prishur!
Këtë titull do t'i vija asaj teme diplome që nuk u bë kurrë, veçse u mbajt para meje atë konsultimi.
Ende kur e kujtoj, më dhëmb shpirti! (A2 Televizion)