"Hungarezët ju kundërvunë Bashkimit Sovjetik, kurse ne jemi akoma nostalgjikë të Enverit"

Nga A2 CNN
18 Prill 2026, 22:19 | Blog

"Hungarezët ju kundërvunë Bashkimit Sovjetik, kurse ne jemi

Nga Afrim Krasniqi

Historia e zgjedhjeve në Hungari nuk mund të lexohet me histeri në Tiranë. Fakti se të dy këta tanët dhe oborret e tyre janë të gëzuar, është tregues se entuziazmi popullor është mbivlerësuar.

Shikoni tabelën e premtimeve fituese vs realitetin në Shqipëri. Kufizimesh mandatesh për kryeminister dhe deputetë?! Këta tanët janë të përjetshëm. Zgjedhje direkte? Këta tanët duan emërim. Kufizim i oligarkëve? Këta tanët rivalizojnë miqësinë me to. Drejtësi e pavarur? Këta tanët janë kundër drejtësisë së pavarur. Reformë institucionale? Veting në politikë dhe antikorrupsion? Këta të korruptuarit tanë thonë se janë kampionë antikorrupsion! Këta tanët janë kundër. Debat për euro dhe BE si model? Këta tanët janë “na pranoni sic jemi” dhe nuk ka asnjë debat programor. Drejtues “regjimi” që telefonon dhe uron rivalin fitues, rival fitues që prezanton kabinetin përpara votimit dhe premton masa anti-establishment, etj, etj.

"Hungarezët ju kundërvunë Bashkimit Sovjetik, kurse ne jemi

Hungaria ka qenë demokraci funksionale, është demokraci dhe mbetet demokraci funksionale. Ka pasur, ka dhe mund të ketë momente krize, por demokracia funksion. Edhe në kohën e komunizmit, shoqëria hungareze iu kundërvu BS dhe regjimit totalitar 5-10 vjet pas vendosjes, kurse te ne mezi e lejuam ndryshimin dhe edhe 80 vjet pas ende nostalgjikët janë shumicë.

Ne jemi në periferi, - nuk kemi qenë demokraci funksionale, nuk jemi dhe vështirë të jemi nëse shoqëria nuk formohet si kulturë, mentalitet, reagim e kurajë dhe nëse nuk pranojmë mekanizma rotacioni politik & rotacioni në elita & rotacioni në gjenerata.

Nuk është hera e parë dhe as e fundit që ne shohim, dëgjojmë, adhurojmë të tjerët kur dëshmojnë cilësi demokratike që ne “i shohim vetëm nëpër filma”. Nuk është as hera e parë dhe as e fundit kur ne nuk mësojmë dhe nuk reflektojmë nga praktikat pozitive të të “tjerëve” dhe nga gabimet tona të shumta dhe periodike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos