Jeta e kthyer në një performancë për turmën!

Nga A2 CNN
28 Shtator 2025, 20:18 | Blog

Jeta e kthyer në një performancë për turmën!

Nga Irena Beqiraj

Kur jeta kthehet në një audicion që duhet vënë në skenë, kur ajo duhet të duket patjetër e rafinuar, gjithmonë nën ndriçimin e duhur, nuk mjafton më të ndiesh lumturi , gëzim, hidhërim , qetësi, nevojë, mërzi , prani, duhet ti paraqesësh të gjithë këto ndjesi me prova.

Nuk më kujtohet saktësisht se kur privatësia u bë diçka që duhej përkthyer, por dyshoj se përkoi me momentin kur filluam ta ngatërronim përjetimin e momenteve me dokumentimin e tyre . Në fakt, jo vetëm ti ngatërronim, por ti përzienim. Çdo përjetim tani kërkon audiencë, ose të paktën, një filmim kamerash. Nuk mjafton më të jesh i lumtur; duhet të dukemi të tillë madje në dritë të kuruar. Nuk mjafton të jesh në dhimbje , duhet të qash në publik . Nuk mjafton të vuash për një ndarje , duhet shpjeguar sa i/e dërmuar je. Nuk mjafton më të ndihesh e plotë në krah të të dashurit duhen foto në krah të njëri tjetrit . Për më keq sa më i dukshëm të jetë gëzimi , lumturia dhimbja hidhërimi, inati mërzia, apo çdo përjetim aq më shumë bëhemi përgjegjës për vazhdimësinë e tyre. Buzëqeshja e postuar të mërkurën pasdite duhet të kthehet të premten. Sytë e përlotur një muaj më parë duhet të jenë të tillë, mbase edhe më të ujshëm një muaj më pas .

Tragjedia e epokës sonë është se kemi filluar të dyshojmë se përjetimet nëse nuk ndahen janë të vogla. Ndërkohë që përjetimet e vërteta, janë të thella deri në kockë, janë të çrregullta, shumë të pastrukturuara, rrallë fotografohen mirë. Nuk futet në korniza dhe as nuk përkthehen në mbishkrime. Përjetimet në formën e tyre më të fuqishme, nuk janë estetikë janë gjendje. Nuk kërkojnë duartrokitje. Madje as vazhdimësi. Thjesht mbërrijnë, pastaj veniten .

Por ç'është më e keqja, siç tregon kjo foto, nevoja për dukshmëri kronike shoqërohet me mbikëqyrje e cila nuk vjen si kërcënim, por si ftesë: Ndani momentet përjetimet cilat do qofshin ato me ne. Na lejoni të hyjmë. Jini të prekshëm. Jini të njohur.

Kaq mjafton që jeta të kthehet veç në një performancë për turmën! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos