Në “shtëpinë” e gazetarëve gjermanë: si funksionon Bundespresskonferenz?

Nga Fjorela Beleshi
16 Maj 2026, 11:57 | Blog

Si mund të kemi  informacion të plotë  dhe gjithëpërfshirës sa më shpejt në kohë?

Kësaj pyetje gazetarët gjermanë që mbulonin Parlamentin i gjeten një zgjidhje, themelimin e Bundes Press Konferenz (Konferenca Federale e Shtypit). Kjo gjë nuk ka ndodhur në vitet e fundit, por në vjeshtën e 1949.

BPK është një ndërtesë në Berlin, që nuk i takon qeverisë apo ndonjë ministri, por e shoqatës së gazetarëve që mbulojnë Parlamentin, në të cilën bëjnë pjesë rreth 900 korrespondentë. Përveç sallës së konferencës, në ndërtesë ka edhe zyra pune për gazetarët. Ky organizim cilësohet si unik në botë. Pse?

Sepse 3 herë në javë, të hënën, të mërkurën dhe të premten, gazetarët thërrasin në konferencë zëdhënësin e qeverisë dhe zëdhënësit e ministrive për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve që lidhen me ngjarjet politike dhe jo vetëm.

Të ftuarit nuk mund të bëjnë pyetje. Unë, së bashku ne kolegë nga Ballkani, gjatë një vizitë studimore me ftesë të ministrisë së jashtme gjermane, morëm pjesë në një nga konferencat, ditën kur qeveria Merz festonte një vjetorin.

Dhe pyetja për zëvendës zëdhënësin e qeverisë federale Sebastian Hille ishte “me çfarë festuat sot në mbledhjen e kabinetit? (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos