“Vetëçvendosja, djallëzi kundër UÇK-së”, Petro Koçi: Deklarata është paburrëri dhe frikë

Nga A2 CNN
16 Tetor 2025, 11:13 | Blog

“Vetëçvendosja, djallëzi kundër

Nga Petro Koçi

Reagimi i paprovokuar i Vetëçvendosjes ndaj protestës mbarëkombëtare në mbështetje të ish-krerëve të UÇK që do të zhvillohet në Tiranë në dukje duket si idiotësi, por në fakt është një djalleëzi kundër UÇK-së dhe protagonistëve të saj.

E mbetur pa gjah tjetër si ai i Ballkanit të Hapur, VV  kërkon të fusë hundët e të mbjellë përçarje ku edhe si të mundet.

Këtë qellim në nivel poshtërsie antishqiptare e zbuloi me shumë se çdo insinuate tjetër sulmi pa pikën e justifikimit ndaj kryeministrit të Shqipërisë, i cili në rastin e mbështetjes së hapur ndaj protestës nuk përmendte e as nënkuptonte kërrkund Al Binin.

Pse ndihet e provokuar Vetëçvendosja nga një proteste që mbeshtet Hashim Thaçin?

A nuk është idiotesi dhe poshtërsi të sabotosh një proteste pro Thaçit me argumentin se vetë ai dhe të tjerët si ai kanë përkrahur dhe votuar ngritjen e Gjykatës Speciale?

Ku na qenka ligjëruar që nëse ti voton ngritjen e një  institucioni, nuk paske të drejtë të protestosh kundër tij nëse ai organ të zhgënjen dhe nuk përmbush pritshmëritë?

Deklarata e VV është paburrëri dhe frikë.

Është djallëzi dhe përçarje.

Është shpirtvogëlsi dhe xhelozi mjerane.

VV nuk e bën dot historinë që shkroi me gjak UÇK!

Nacionalizmi populist i VV deri tani i ka shërbyer vetëm qëllimeve elektorale të Al Binit në Kosovë dhe të Vuçiçit në Serbi.

Dështimet flagrante të Al Binit në politiken e jashtme, të cilat i mbuloi ca kohe me histerinë kundër Ballkanit tëHapur nuk pinë me ujë me sulmin politik ndaj mbështetësve të Udhëheqjes sëburgosur të UÇK së dhe Edi Ramës.

Populizmi i paskrupullt doli lakuriq.

Lojës "armiqësore" për vota të çiftit Al Bin dhe Vuçiç po i vjen fundi.

Thirrja e Vetëçvendosjes për të dështuar protestën do dështojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos