Bluzat e PSG ndalohen në Marseille të dielën e finales së Champions

Nga A2 CNN
21 Gusht 2020, 19:43 | Futboll
Bluzat e PSG ndalohen në Marseille të dielën e finales së

Policia e Marseille bën me dije se tifozët e PSG nuk do të lejohen të veshin uniformën e ekipit të tyre në rrugët e qytetit francez në ditën e finales së Champions League, ku parizienët do të ndeshen me Bayern Munchen.

Gjithashtu mësohet se të ndaluara do të jenë dhe bluzat që do të kenë ngjyrat e rivalëve të përjetshëm të Marseille.

Ky urdhër vjen pas trazirave që shpërthyten në Marseille disa ditë më parë, kur PSG u ndesh në gjysmëfinale me ekipin e Leipzig. Qindra tifozë të Marseille kënduan këngë kundër PSG dhe hodhën fishekzjarre.

Për këtë arsye policia është detyruar të marrë masa kaq të forta ditën e dielë. Në një sqarim, policia bën me dije se këto masa nuk bëhen për të ndaluar apo liritë themelore, por për të ruajtur sigurinë e fansave të ekipit kryeqytetas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos