
U mendua se nuk do të shitej kurrë, me pasazhet operistike dhe tekstin për Galileon e Scaramouche, por Bohemian Rapsody, e grupit legjendar Queen u bë kënga më e transmetuar shekullit XX.
E promovuar së fundmi nga filmi me të njëjtin titull, "Bohemian Rhapsody”, kënga dhe videoja muzikore e vitit 1975, tejkaloi të hënën rekordin e “Smells Like Teen Spirit” të Nirvanave dhe “Sweet Child O'Mine” të Guns N’ Roses , duke u transmetuar më shumë se 1,6 miliardë herë.
"Bohemian Rhapsody" ku lideri i grupit Freddie Mercury, intepretohet nga Rami Malek, e solli muzikën e bandës britanike të rokut, tek brezi i ri. 5 javë pas shfaqjes, ai u bë muzikali i tretë biografik më me shumë arkëtime, duke grumbulluar plot 600 milion dollarë.
Perfomanca në rolin e Merkurit, i dhuroi Malek kandidaturën për Globin të Artë. Pritet që aktori të jetë pretendent edhe për Çmimin Oskar, në ceremoninë që do të mbahet në janar. (A2 Televizion)