Bojkoti i Lojërave Olimpike, Kina paralajmëron: SHBA do ta paguajë shtrenjtë

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2021, 12:48 | Bota
Bojkoti i Lojërave Olimpike, Kina paralajmëron: SHBA do ta

Kina dënon bojkotin diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.

Ministria e Jashtme paralajmëroi kundërmasa, por pa dhënë shumë detaje. Vendimi i administratës së Joe Biden, për të mos dërguar diplomatë në Pekin, erdhi mes shqetësimeve për respektimin e të drejtave të njeriut nga Kina.

Megjithatë, bojkoti nuk ndalon atletët amerikanë që të garojnë në olimpiket dimërore. Pekini akuzoi Uashingtonin se po shkel “neutralitetin politik në sport” dhe shton se bojkoti është “bazuar në thashetheme dhe gënjeshtra”.

Tensionet mes të dyja vendeve janë shumë të larta. SHBA-ja akuzoi Kinën për gjenocid ndaj myslimanëve ujgurë, por qeveria komuniste ka refuzuar me forcë këtë pretendim.

Në rritjen e tensioneve ka ndikuar dhe qëndrimi amerikan për çështjen e Tajvanit dhe Hong-Kongut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos