Bojkoti i mundshëm ndaj Samitit të BE-së, Tabaku: Pse refuzon Kryeministri më autokrat në rajon?

Nga A2 CNN
21 Qershor 2022, 14:47 | Politikë
Bojkoti i mundshëm ndaj Samitit të BE-së, Tabaku: Pse refuzon

Pas deklaratës së Edi Ramës për një bojkot të mundshëm të Samitit të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar duke akuzuar Kryeministrin se po largohet nga procesi i integrimit.

“Serbia nuk do të ulet si pasojë e kundërshtisë për sanksionet kundër Rusisë, Maqedonia e Veriut është duke u penguar nga problemet bilaterale me Bullgarinë, po Shqipëria përse refuzon Bashkimin Europian?”, shkruan Tabaku në një postim në Twitter.

“Kryeministri më autokrat në rajon, vendi më i korruptuar në Europë nuk dëshiron integrimin në BE ku kontrolli do jetë më i fortë. Po sikur ta ndërtojmë BE-në tonë këtu pavarësisht një date e një procesi që sot edhe prej Ramës është larguar kaq shumë?”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos