Covid-19, bien dukshëm shifrat e të prekurve në Itali

Nga A2 CNN
27 Korrik 2020, 18:33 | Bota
Covid-19, bien dukshëm shifrat e të prekurve në Itali

Bie dukshëm numri i të prekurve nga koronavirusi në Itali, edhe pse në përllogaritje ndikon përgjysmimi i testimeve.

Janë 170 rastet në 24 orët e fundit, kundër 255 të një dite më parë, por testimet nga 50 mijë janë ulur në pak më shumë se 25 mijë.

Ndërkohë, janë 5 viktimat, që e çojnë totalin në 35.112, ndërkohë që të prekurit janë më shumë se 246 mijë, edhe pse ata ende aktivë janë 12.581.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos