Bombardimet ruse zhvendosen pranë kufirit me Poloninë, goditet baza ushtarake në Lviv

Nga A2 CNN
13 Mars 2022, 08:24 | Bota

Trupat ruse vijuan bombardimet e tyre ndaj strukturave ushtarake në Ukrainë. Natën e fundit, avionët rusë sulmuan një kamp trajnimi ushtarak jashtë qytetit të Lviv, pranë kufirit me Poloninë, ku raportohet se 20 persona humbën jetën.

Sipas zyrtarë lokalë, 8 raketa ruse shënjestruan kësaj here Qendrën Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë, rreth 40 kilometra në veriperëndim të Lviv.

Lviv, me një popullsi prej rreth 700,000 banorësh, është bërë një qendër për njerëzit që ikin nga konflikti, si dhe për ndihmën dhe armët shumë të nevojshme që vijnë.

Disa shpërthime u dëgjuan gjithashtu në Kherson. Gjatë natës, sirenat kundërajrore ranë pothuajse në të gjitha provincat e Ukrainës, duke u sinjalizuar banorëve që të kërkonin menjëherë strehim.

Alarm për sulm ajror pati në Kiev, Kharkiv dhe Dnipro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos