OKB bën bilancin e civilëve dhe fëmijëve të vrarë në Ukrainë

Nga A2 CNN
12 Mars 2022, 18:12 | Bota
OKB bën bilancin e civilëve dhe fëmijëve të vrarë

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka regjistruar 579 civilë të vrarë dhe 1002 të plagosur në Ukrainë, që nga nisja e pushtimit rus, në 24 shkurt.

Mes viktimave, sipas OKB-së, 42 janë fëmijë.

https://a2news.com/2022/03/12/putin-nuk-ka-ndermend-qe-ti-jape-fund-luftes/

“Shumica e njerëzve janë vrarë nga përdorimi i armëve shpërthyese me rreze të gjerë veprimi, përfshi bomba, raketa dhe predha”, lexohet në raportin e OKB-së.

Ashtu siç ka saktësuar edhe në raportet e saj të mëparshme, OKB-ja thekson se numri i saktë i viktimave ka shumë mundësi që të jetë më i lartë sesa ai zyrtar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/12/zelensky-tregon-humbjet-e-ukraines-ne-17-ditet-e-luftes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos