Bombardohet gjatë natës zona e termocentralit Zaporizhzhia

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2022, 08:39 | Bota
Bombardohet gjatë natës zona e termocentralit Zaporizhzhia

Rrethi i Nikopol, në rajonin lindor të Dnipropetrovsk, në zonën e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia u bombardua nga ushtria ruse gjatë gjithë natës. Tubacionet e gazit dhe rrjetet elektrike u dëmtuan.

"Rusët bombarduan rrethin e Nikopolit gjatë gjithë natës, por qendra e distriktit u godit më rëndë. Mbi 30 predha armike ranë mbi Nikopol (përballë termocentralit bërthamor) por për fat të mirë njerëzit nuk u lënduan. Dhjetëra shtëpi, ndërtesat e fermave, rrjetet elektrike dhe tubacionet e gazit u dëmtuan" tha shefi ushtarak rajonal Valentin Reznichenko.

Ndërkohë qyteti Kherson mbeti pa energji për shkak të dëmtimit të linjave të energjisë nga bombardimet ruse. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/02/putin-sistemet-tona-berthamore-nuk-kane-te-dyte-ne-bote/

A2 CNN Livestream

Latest Videos