Në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ditën e sotme ora 14:45-15:00, dy avionë amerikanë B-52 do të fluturojnë mbi sheshin “Skënderbej”, në shenjë demonstrimi për bashkëpunimin e shkëlqyer në të gjitha fushat.
“Aeroplanët B-52 do të fluturojnë përmes qiejve miqësorë të Europës Juglindore për të ardhur drejt Shqipërisë, ku mund të shikohen nga kushdo, të apasionuar, amatorë, fëmijë e të rritur”, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes.
Ndërkohë, për këtë ngjarje ka reaguar edhe ambasada e SHBA-së në vendin tonë, duke u bërë thirrje qytetarëve të ndjekin këtë mundësi unike. (A2 Televizion)










