Bombë në stadium, të vdekur e të plagosur

Nga A2 CNN
30 Korrik 2022, 15:45 | Bota

Një sulm kamikaz ka ndodhur pasditen e së premtes në një stadium ku luhej një ndeshje kriketi në Kabul.

Nga të dhënat e para u raportua se 19 persona kanë humbur jetën, ndërsa më pas ky lajm u përgënjeshtrua nga mediat lokale, të cilat raportuan për 2 të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në Twitter e dënoi shpërthimin terrorist. “Sulmet kundër civilëve janë rreptësishtë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar humanitar”. Zëdhënësi i talebanëve Khalid Zadran i tha Reuters më herët gjatë ditës: “Ndeshja u ndal përkohësisht”.

Shefi ekzekutiv i Bordit të Kriketit në Afganistan, Nassib Khan, këmbënguli se të gjithë lojtarët dhe zyrtarët e ndeshjes ishin të sigurt, me katër të plagosur në turmë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos