Bora arrin deri në 10 cm në Korçë

Nga A2 CNN
11 Mars 2021, 08:58 | Aktualitet

Ulja e temperaturave ka bërë që qarku i Korçës të përfshihet nga reshje shiu dhe dëbore në zonat malore në lartësitë mbi 900 metra.

Temperaturat janë ulur deri në -4 gradë, ndërsa trashësia e borës varion nga 2-10 cm në akset rrugore Voskopojë, Qafa e Qarrit dhe rruga e Dardhës.

Sikurse raportohet, nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në rrugë, por në orët e paradites kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve.

Ndërkaq në Pogradec, nuk ka probleme me qarkullimin, por me furnizimin me energji elektrike në një pjesë të qytetit për shkak të punimeve që po bëhen në rrjet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos