Qafë Thanë, rikthehen reshjet e dëborës

Nga A2 CNN
10 Mars 2021, 23:05 | Aktualitet

Rikthehen reshjet e dëborës. Këtë mbrëmje në Qafën e Thanës janë rikthyer reshjet e dëborës ndërkohë që nuk paraqiten probleme në qarkullimin normal të automjeteve.

Borëpastrueset janë në terren për të bërë të mundur pastrimin e aksit kryesor Qafë Thanë Pogradec.

Ndërkohë që policia e qarkullimit rrugor bën apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar dhe lëvizje me shpejtësi të reduktuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos